LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kolonat në kufi, bashkatdhetarët presin deri në tri orë

Vazhdojnë kolonat në kufi, bashkatdhetarët presin deri në tri orë
Foto: Arkiv

Kolona të gjata po vazhdon të ketë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët të cilët po shfrytëzojnë pikat kufitare Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë janë të detyruar të presin nga 30 minuta deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë krijuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 1 mijë metra, qytetarët në këtë vendkalim kufitar po presin deri në tri orë.

Në Muçibabë pritja për të hyrë në Kosovë është 30 minuta, ndërsa në Merdar 60 minuta.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU. /Telegrafi/