LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kolonat në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë, qytetarët presin deri tri orë

Vazhdojnë kolonat në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë, qytetarët presin deri tri orë

Kolona të gjata po vazhdon të ketë në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Qytetarët po detyrohen të presin deri në tri orë për të dalë nga territori i Kosovës, transmeton Telegrafi.


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e qytetarëve po zgjatë deri në tri orë.

Kurse në Merdar, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është dy orë.

Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/