LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna

Në Shqipëri po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari nga Kosova, i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i Kërkim-Shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim./Telegrafi/