LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, beteja e humbur me krimin

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, beteja e humbur me krimin

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar që mandati i EULEX-it të zgjatet edhe për dy vjet të tjerë. Kjo kërkesë e Qeverisë erdhi vetëm pak ditë para skadimit të mandatit të këtij misioni, ngase ai skadon më 14 qershor të këtij viti, derisa i mbetet Kuvendit të Kosovës që të vendosë për vazhdimin e mandatit të tij, para datës së lartcekur.

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen përmes miratimit të dy Projektligjeve përkatëse, të cili do t’i procedohen Kuvendit për miratim.


Vendimi i Qeverisë, sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasuar letrën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përmes së cilës ai e mirëpret vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në këtë aspekt, edhe Qeveria, ka thënë Mustafa, e mbështet EULEX-in në vazhdimin e punës në Kosovë. Gjatë dy vjetëve të ardhshëm, kryeministri Mustafa ka thënë se ky mision do të duhej që t’i bartte edhe një pjesë të kompetencave ekzekutive tek institucionet e Kosovës. Nga puna praktike në Kosovë, ky mision kryesisht është marrë me hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të cilësuara të krimit të nivelit të lartë, që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se me autoritetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që disa nga këto raste, megjithatë, t’u transferohen institucioneve vendore.

Njohësit e kësaj fushe dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës e shohin të nevojshëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it, pasi, siç kanë thënë ata, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar plotësisht për të pasur një gjyqësor dhe prokurori efektive, të paanshme e të pavarur.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se do ta quante sukses të madh po qe se drejtësia në Kosovë do të ishte e gatshme që brenda dy vjetësh të ballafaqohet me bandat dhe krimin e organizuar.

“Deri më tash drejtësia jonë nuk ka treguar as rezultatin më të vogël në luftimin e krimit të organizuar, ndërsa unë nuk besoj fare që do të jetë e gatshme që ta bëjë këtë as edhe pas dy vjetëve. Do të ishte sukses për Kosovën nëse pas dy vjetëve nuk do të kishte nevojë që të qëndrojë EULEX-i në Kosovë. Por, gjasat për këtë janë ende shumë të vogla, sepse në krye të shtetit janë kapot e bandave të Kosovës”, është shprehur deputeti Salihaj.

Avokati Nikë Shala thotë se përkundër reformimit që është bërë në sistemin e drejtësisë gjer më tani, sipas tij, ende ka vend për reformim të mirëfilltë të drejtësisë në vend.

“Konsideroj se vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera dëshmon se sistemi i drejtësisë është në gjendje të rëndë dhe akoma ka nevojë për prezencën e ndërkombëtarëve. Kjo ngase duke marrë për bazë se kemi lëndë të natyrës së rëndë për vepra penale të rënda, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, pastaj edhe vrasjet që dyshohen se janë me motive politike, e që në Kosovën e pasluftës kemi disa raste të vrasjeve të figurave të mëdha të kombit shqiptar, të cilat raste ende nuk janë gjykuar, pastaj raste ku të dyshuar janë persona të profileve të larta, dhe në këtë drejtim, përkundër faktit se kemi prokurorë dhe gjyqtarë vendorë profesionistë dhe të guximshëm, ende mungon guximi i duhur që këto lëndë ata t’i marrin në punë dhe ta vendosin çështjen në mënyrë meritore”, është shprehur ai, shkruan Kosova Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori