Kompania filmike, Lionsgate, e cila qëndron prapa filmave për “John Wick” ka nisur përgatitjet për vazhdimin e pestë të filmit aksion-triller, ndërkohë që akoma nuk ka dalë i katërti – bën të ditur Men’s Health.

Hit filmat me Keanu Reeves në rolin kanë nisur në vitin 2014 dhe tashmë kanë krijuar një bazë të madhe fansash në gjithë botën.

Ngjarja në tre filmat e deritanishëm përcjell aktivitetet hakmarrëse të vrasësit John Wick, i cili kthehet në botën e vrasësve, pasi ishte tërhequr për të qëndruar me gruan, i cili i kishte ndërruar jetë.

Tre projektet e para kanë fituar mbi 600 milionë dollarë në ‘box office’, ndërsa vazhdimi i tretë që u lansua në maj të këtij viti, ishte shumë më fitimprurës (326 milionë dollarë) se dy të parët dhe njëherësh filmi më fitimprurës në histori të Lionsgate.

Vazhdimi i katërt i filmave për “John Wick” do të arrijë nëpër kinema në maj të vitit 2021. /Telegrafi/