LAJMI I FUNDIT:

Vavalis: E rëndësishme që fituam pikët e plota dhe vazhduam serinë e fitoreve

Vavalis: E rëndësishme që fituam pikët e plota dhe vazhduam serinë e fitoreve
photo by: @Shpend Ahmeti

Drita ka marrë fitore shumë të rëndësishme nga udhëtimi në Podujevë përballë Llapit.

Bardhekaltërtit nga Gjilani triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Almir Ajzeraj në fund të ndeshjes.


Trajneri i Dritës, Akis Vavalis është shprehur shumë i lumtur me tre pikët e fituara në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

“Fitore shumë e rëndësishme. Për mua secila fitore është e rëndësishme. Ndaj Llapit, në derbi, është fitore edhe më e rëndësishme. Në këtë moment më e rëndësishmja është që fituam tri pikë dhe që vazhduam serinë pozitive”, ka thënë Vavalis.

Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi
Lexo po ashtu Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi

Vavalis tha se është dashur të krijojnë më shumë raste, por që në këtë takim as nuk janë rrezikuar shumë dhe e rëndësishme ishte mos të pësojnë gol.

“Është dashur të krijojmë më shumë. Por as nuk jemi rrezikuar shumë. E rëndësishme ishte që të mos pësojmë, pasi e kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol”, deklaroi Vavalis.

Me fitoren e sotme, Drita ngirtët në pozitën e dytë në tabelë me 21 pikë, dy më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/