LAJMI I FUNDIT:

Vatikani vlerëson klimën e bashkëjetesës fetare në Kosovë

Vatikani vlerëson klimën e bashkëjetesës fetare në Kosovë

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot ka takuar Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

Pacolli ka njoftuar se ka kërkuar ndihmën e Selisë së Shenjtë, që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që siguron pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze të Kosovës në arenën globale.


Postimi i Pacollit në Facebook:

Takim kisha sot me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher. Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare. I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale. E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit tonë.

Pata një takim shumë inkurajues me Këshilltarin e Qeverisë dhe Ministër i marrëdhënieve me jashtë të Principatës së Monaco-s Gille Tonelli. Ky shtet i vogël, por shumë i fuqishëm, do ta mbështesë Kosovën me votën e tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku ne aspirojmë të bëjmë pjesë. I kërkova që të rritet angazhimi i biznesit të vendit të tij në Kosovë, përcjell Telegrafi.