LAJMI I FUNDIT:

Varviciotis: Vetoja nuk është diçka e lehtë që vihet në Evropë

Varviciotis: Vetoja nuk është diçka e lehtë që vihet në Evropë

Nuk do të thosha se vetoja është diçka që vihet lehtë në Evropë, por ajo që mund të bëhet është presioni i çdoditshëm drejt anëtarësisë në BE, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistë për portalin grek “GRTimes”, lidhur me atë nëse Athina do ta bllokonte integrimin evropian të Maqedonisë dhe në cilin rast mund të vendosë veto.

“Nëse marrëdhëniet tona përkeqësohen, nëse nuk respektohet fryma e marrëdhënieve të mira fqinjësore, nëse ekziston shkelje thelbësore e kushteve të marrëveshjes që e kemi nënshkruar, nëse ekziston ndonjë ndryshim serioz lidhur me funksionimin e sundimit të së drejtës, demokracinë në vendin fqinj. Nuk do të thosha se vetoja është diçka që lehtë mund ta vendosësh në Evropë. Por, ajo që mund të bëhet është presioni i çdoditshëm , sepse rruga drejt Evropës e të gjitha vendeve të tjera ballkanike nuk është rrjedhë e lehtë dhe negociatat nuk do të jenë gjashtë muaj apo një vit. Do të zgjasin shumë vite, ndoshta edhe një dekadë për ta kaluar portën e Brukselit dhe të ulen në tryezë të njejtë në Këshillin evropian”, sqaroi Varviciotis.

Siç njoftojnë nga AIM, shefi alternativ i diplomacisë greke, lidhur me Marrëveshjen e Prespës e përsëritë qëndrimin se Demokracia e Re në pushtet ka bërë gjithçka ka mundur që të mos nënshkruhet dhe ratifikohet,, duke sqaruar se revizioni i Marrëveshjes nuk është zgjidhje e realizueshme dhe duke potencuar se “Greqia është vend i cili i mbron të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Kur (Greqia) nga të tjerët kërkon ta respektojnë nënshkrimin e tyre, ashtu edhe vetë duhet ta respektojë nënshkrimin e vet. Ndryshim, revizion i Marrëveshjes së Prespës, nuk është as proces i lehtë, e as ndërkaq në këtë proces Greqia do të vinte me armë të rënda në tryezë. Armët e saja të fuqishme ishin vetoja për anëtarësim në NATO dhe Marrëveshja e përkohshme e cila parashihte se vendi ynë fqinj, në të gjitha organizatat ndërkombëtare do të pranohet si Ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Këto gjëra i humbëm me Marrëveshjen e Prespës. Pothuajse po kryhet integrimi i Shkupit në NATO dhe gjithsesi tashmë nuk është në fuqi Marrëveshja e përkohshme. Sipas kësaj, revizioni nuk është një nga zgjidhjet e realizueshme. Ajo që duhet të bëjmë është hap pas hapi në rrjedhën evropiane të vendit, të tentojmë ta përmirësojmë”, sqaron ministri alternativ i diplomacisë greke në intervistë për portalin grek.

Në kontekst të njejtë, Varviciotis si shembull përmend se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, edhe pse nuk dakordohet me Marrëveshjen e Lozanës, megjithatë nuk e anulon.

Për prodhimet, shenjat tregtare dhe brendin Maqedoni ministri alternativ i diplomacisë greke thotë se Qeveria paraprake, një vit nuk ka bërë asgjë “për t’i mbështetur prodhimet maqedonase dhe nuk ka investuar fare në brendin Maqedoni”, ndërkaq tani ata duhet të gjejnë zgjidhje për biznesmenët nga Greqia veriore, me qëllim që “prodhimet e tyre maqedonase të gjenden në shkafet e mbarë botës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori