LAJMI I FUNDIT:

Varshmëria nga sheqeri: nuk na duhet fare, ndërsa ka efekt si alkooli

Varshmëria nga sheqeri: nuk na duhet fare, ndërsa ka efekt si alkooli

Përveç se ndikon negativisht në figurën e trupit dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj, sheqeri është konfirmuar të shkaktojë varshmëri.

Është interesante se kërkesa e madhe e botës perëndimore ka nxitur një rritje prej shtatë fish të prodhimit të sheqerit në mes të viteve 1900 dhe 1964, ndërsa në 50 vitet e fundit, konsumi i sheqerit është trefishuar, gjë që nuk është e krahasueshme me asnjë ushqim tjetër në histori.

Disa ekspertë të shquar madje e tërheqin një paralele mes sheqerit dhe alkoolit – bëhet fjalë për substancat që janë të pashmangshme (në dispozicion të madh dhe të rrënjosura në shprehitë e shoqërisë), toksike (kanë efekt negativ në shëndetin), shkaktojnë varshmëri dhe mund të abuzohen dhe të kenë një ndikim negativ në shoqëri.


Kjo mund të tingëllojë si qesharake dhe e ekzagjeruar, por sasitë e tepërta të sheqerit vërtet ndikojnë negativisht në shëndet duke e shkaktuar një seri të sëmundjeve që përbëjnë sindromën metabolike, dhe ka gjithnjë e më shumë studime të cilat dëshmojnë se sheqeri dhe ushqimi i ëmbël mund të shkaktojë varshmëri tek njerëzit. Prandaj, po konsiderohen shumë seriozisht tatimet në ushqimet me sheqer.

Konsumi ditor i sheqerit nuk do të duhej të tejkalojë 15 g (një lugë e madhe), megjithatë, ne e tejkalojmë këtë sasi në mënyrë të konsiderueshme.

Nuk ka konsum të rekomanduar ditor të saharozës, dhe për më tepër, trupit tonë konsumi i sheqerit të bardhë nuk i nevojitet fare.

*  biskotat me çokollatë (100 g): 43.4 gr sheqer
* 1 dl ujë i aromatizuar: 2.25 gr sheqer
* 1 dl pije izotonike: 4.5 gr sheqer
* 1 dl çaj i ftohtë: 8.5 gr sheqer
* 1 dl lëng i gazuar: 10 gr sheqer

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori