Varianti Omicron: Mjeku tregon tri simptoma që po përjeton pas infektimit, pavarësisht se ka tri doza të vaksinës Pfizer
Ka frikë në rritje në të gjithë botën se varianti Omicron do të shmangë përgjigjen imune të ofruar nga vaksinat.
Llogaritë e dorës së parë nuk janë inkurajuese. Edhe pse gjendja e tij nuk ka përparuar në sëmundje serioze, një mjek i vaksinuar plotësisht ka zbuluar simptomat e tij të variantit Omicron.
Mjeku izraelit beson se u infektua me variantin Omicron ndërsa merrte pjesë në një konferencë të madhe mjekësore në Londër, shkruan Express.co.uk.
Duke folur ekskluzivisht për The Guardian, Elad Maor, një kardiolog në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit, ndau simptomat e tij. Doktori kishte marrë tashmë tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Doktor Maor deri më tani ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19, duke përfshirë ethe, dhimbje muskulore dhe dhimbje fyti.
Ai përshkroi se si u kthye në Izrael më 23 nëntor pas takimit tre-ditor në ExCeL London, një qendër e madhe kongresi në Njuham, në lindje të Londrës. Ai filloi të përjetonte simptoma brenda disa ditësh dhe doli pozitiv në 27 nëntor.
Duke folur për The Guardian , mjeku Maor tha gjithashtu se ai ndoshta kishte infektuar një koleg 69-vjeçar me virus pasi u kthye nga Londra. Që atëherë kolegu ka rezultuar pozitiv për variantin Omicron.
Ndërsa është e paqartë se si dhe kur doktori u infektua me variantin e ri, ai është i bindur se kjo ka ndodhur në MB.
“Unë e mora Omicron në Londër, me siguri”, tha ai. “Kjo është interesante sepse ishte 10 ditë më parë në Londër – vërtet, shumë herët”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend