LAJMI I FUNDIT:

Varane preferon një transferim në Serie A, tre gjigantë italinë lidhen me të

Varane preferon një transferim në Serie A, tre gjigantë italinë lidhen me të

Raphael Varane pritet të largohet nga Manchester Unitedi dhe ka raporte se ai do të favorizonte një transferim në Serie A përpara Arabisë Saudite.

Mbrojtësi qendror tani është 30 vjeç dhe kontrata e tij në Old Trafford është deri në qershor 2025.

Ai u ble nga Real Madridi në verën e vitit 2021 për 40 milionë euro, por ka mbetur zgjedhje e dytë këtë sezon nën drejtimin e menaxherit Erik ten Hag.


Pavarësisht kësaj, SunSport pohon se trajneri nuk dëshiron ta lërë Varanen të largohet në afatin kalimtar të janarit, duke preferuar të presë deri në fund të sezonit.

Një burim i afërt me lojtarin u citua në The Sun duke këmbëngulur se një largim ishte gjëja më e mirë për të gjithë të interesuarit.

Juventusi, Interi dhe Roma kanë qenë të gjithë të lidhur me Varane, dhe ndërsa Arabia Saudite do të siguronte një pagë të madhe, burimi thotë se “ai është gjithashtu i interesuar për Italinë, pasi është një ligë që ai admiron dhe do të donte të ishte pjesë e tij”.

Veterani ka 93 ndeshje për Kombëtaren e Francës dhe ka përfaqësuar vetëm tre klube në karrierën e tij, Lens, Real Madrid dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori