LAJMI I FUNDIT:

VAR-i akordoi një penallti të çuditshme kundër Rangers, tifozët skocezë shumë të zemëruar me vendimin

VAR-i akordoi një penallti të çuditshme kundër Rangers, tifozët skocezë shumë të zemëruar me vendimin

Tifozët e klubit skocez, Rangers, mbetën të zemëruar pasi një vendim i diskutushëm i VAR-it shkoi kundër tyre në humbjen e tyre tronditëse 2-0 ndaj Union Saint-Gilloise.

Klubi belg shkon në Glasgow javën e ardhshme me një avantazh prej dy golave pas fitores së madhe në shtëpi gjatë të martës, ndërsa ata kërkojnë të sigurojnë një vend në grupet e Ligës së Kampionëve.


Por, ata patën një ndihmë të vogël nga disa gjyqtarë të dyshimtë kur gjyqtari i ndeshjes vendosi të tregojë ‘veten’ pas një rishikimi të VAR-it.

Një lojtar i USG-së goditi topin i cili u ndal nga Ben Davies, ndërsa në tollovi e sipër u prek në dorën e Connor Goldson në një zonë shumë të ngushtë.

Megjithatë, Goldson u gjykua se kishte mbajtur topin, me gjyqtarin që akordoi një penallti – e cila u shndërrua me sukses për rezultat 2-0.

Vendimi për të dhënë penallti zemëroi tifozët e Rangers, të cilët reaguan të irrituar në rrjetet sociale.

“Gjyqtari donte të bënte emër. Si mund të vendosë dikush që ka parë ndonjëherë 2 minuta futboll se është një penallti”, shkroi një tifoz.

“Nuk kam parë një vendim më të keq në jetën time”, “Ky është një vendim tronditës”, dhe “Si mund të jetë kjo një penallti”, ishin disa komente tjera.

Skuadra e Giovanni van Bronckhorst përballet me një sfidë të vështirë nëse duan të rezervojnë vendin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Rangers pret USG të martën e ardhshme në Ibrox, ndërsa ata kërkojnë të kthejnë deficitin e ndeshjes së parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori