LAJMI I FUNDIT:

Vanesa Sono – këngëtarja e re shqiptare në Angli merr vëmendjen e BBC-së: Jam ambicioze, po punoj që të ecë në hapat e Ritës dhe Duas

Vanesa Sono – këngëtarja e re shqiptare në Angli merr vëmendjen e BBC-së: Jam ambicioze, po punoj që të ecë në hapat e Ritës dhe Duas

Vanesa Sono është një emër i ri në tregun e muzikës evropiane.

Ajo sapo ka debutuar në skenën britanike me këngën e saj më të re “Slay me”, e cila menjëherë ka tërhequr vëmendjen e mediave angleze.


Artistja me origjinë nga Shqipëria, ditë më parë ishte pjesë e një podkasti të BBC-së, të quajtur “Music Introducing in Oxfordshire”.

Foto: Vanesa Sono/Instagram

Në një intervistë për Telegrafin, 20-vjeçarja e cila jeton dhe vepron në Britaninë e Madhe, ka treguar se si ka nisur dëshira e saj të merret me muzikë dhe cilat janë disa nga të arriturat e saj deri më tani.

“Unë jam një këngëtare e rrymës pop/dance, 20 vjeçare nga jugu i Shqipërisë. Jam rritur në Sarandë dhe prej gati pesë vitesh jetoj në Angli. Aktualisht banoj në Londër ku ndjek studimet e larta ne degën “Creative Musicianship” në ICMP. Më ka pëlqyer të këndoj që e vogël dhe kam marrë pjesë ne kompeticione e festivale te ndryshme nacionale dhe internacionale ku kam testuar aftësitë e mia. Disa prej tyre janë “Gjeniu I vogël”, IFLC Australia, IFLC USA , “Albanian Future Stars”. Duke qenë se muzikën e dua shumë, jam ambicioze. Disa nga qëllimet e mia për të ardhmen e afërt janë: të krijoj e publikoj sa më shumë muzikë, të mundem të kem mbështetjen e label-ave britanikë për këngët e ardhshme si dhe të vij në disa skena shqiptare me projekte në shqip”, tha Vanesa Sono për Telegrafin.

Të intervistohet nga radio-stacioni numër një në Mbretërinë e Bashkuar, sigurisht që ishte një eksperiencë e veçantë për emigranten e re shqiptare, e cila mori komplimentet më të mira nga prezantuesit anglezë gjatë intervistës.

“Natyrisht që isha pak nervoze pasi BBC është radio-spektakli më i ndjekur ne Angli ,por tepër e lumtur dhe krenare për vlerësimin që mori kënga ‘Slay me’”, theksoi 20-vjeçarja.

“Slay me” është projekti muzikor që e ka njoftuar popullin ndërkombëtar me figurën e Vanesës, e cila duket se ka një të ardhme premtuese në tregun britanik të muzikës.

Ajo për Telegrafin tregoi disa nga sukseset q ë kjo këngë ka arritur të shënojë, me tërheqjen e vëmendjes së disa shtëpive të huaja diskografike.

“’Slay me’ është bashkëpunimi i parë ndër disa që jam duke punuar për momentin. Jam e lumtur me sa ka arritur kënga duke shpresuar që me projektin e radhës të kem të njëjtin fat ose më të mirë akoma. Ka tërhequr vëmendjen e shtëpive diskografike te huaja dhe është licensuar nga “Cat Music” në Rumani si dhe në Turqi. Së fundmi u luajt në BBC Introducing e së shpejti do të kemi dhe një remiks të këngës”, thotë ajo.

Foto: Vanesa Sono/Instagram

Sono e cila është lindur në Shqipëri, thotë se ka gjysmë dekade që ajo dhe prindërit emigruan drejt Britanisë së Madhe.

“Zhvendosja në Angli ka qenë gjithmonë në planet e prindërve të mi të cilët kanë dashur të na mbështesin mua dhe vëllanë me pasionin e madh që të dy kemi për muzikën”, shton ajo.

Duke qenë se ka prekur nga afër tregun britanik, Vanesa thotë se pa dyshim që i sheh frymëzim shqiptaret tjera të cilat kanë korrur sukses ndërkombëtar dhe pikënisjen e kanë pasur pikërisht nga Londra – flasim këtu për fenomenet Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Rita Ora dhe Dua Lipa kanë qenë gjithmonë ndër këngëtaret e mia të preferuara prej të cilave jam influencuar shpesh. Sigurisht, shpresoj shumë që dhe unë të eci në hapat e tyre dhe pikërisht për atë gjë po punoj momentalisht”, tha Vanesa Sono për Telegrafin.

Vanesa Sono në podkastin e BBC-së, “BBC Music Introducing in Oxfordshire” (Foto: BBC)

Interpretuesja e “Slay me” u shpreh se në Angli ka pasur fatin të takohet me disa prej emrave të njohur, por jo edhe me vajzat shqiptare të lartpërmendura.

“Këngëtarë të afirmuar qe kam takuar janë Tom Grennan dhe Ella Eyre. Nuk kam pasur fatin të takoj Rita Oren apo Dua Lipën por shpresoj shumë që një ditë të ndodhë”, shtoi ajo.

Për fund, Vanesa ka një mesazh për të gjithë ata që e ndjekin dhe besojnë në talentin dhe të ardhmen e saj në muzikës.

“Të dëgjojnë sa më shumë muzikë e të bëjnë aktivitete qe u mbushin shpirtin e u falin pozitivitet”, përfundoi Sono. /Telegrafi/

Foto: Vanesa Sono/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori