LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk zgjedh ekipin e tij të ëndrrave me pesë lojtarë – nuk përfshihen Messi dhe Ronaldo

Van Dijk zgjedh ekipin e tij të ëndrrave me pesë lojtarë – nuk përfshihen Messi dhe Ronaldo

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka emëruar ekipin e tij më të mirë me pesë lojtarët më të mirë në futbollin botëror për momentin dhe në të nuk ka hapësirë ​​për Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon.

Përpara finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës me Real Madridin, Van Dijk u ul me Rio Ferdinand dhe tregoi se me cilët lojtarë do të donte të bënte një ndeshje.

Reprezentuesi holandez zgjodhi veten, padyshim, dhe bashkëlojtarin e Reds, Alisson mes shtyllave. Megjithatë, pas kësaj, gjërat fillojnë të bëhen interesante.


Van Dijk mund të kishte përmendur lehtësisht disa të tjerë nga skuadra e Jurgen Klopp, por vendosi të bëjë tjera zgjedhje.

Në mesfushë ai zgjodhi yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili u emërua lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier javën e kaluar.

Në sulm, 30-vjeçari vendosi të zgjedhë sensacionin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe veteranin e Real Madrid, Karim Benzema.

Kjo do të thotë se nuk ka vend për Messin e PSG-së apo legjendën e Manchester Unitedit, Ronaldo.

Të dy lojtarët kanë dominuar debatin për më të mirin për dy dekadat e fundit, por koha e tyre në krye duket se po i afrohet fundit.

Ndërsa nuk kishte hapësirë ​​për asnjërin nga lojtarët në skuadrën e van Dijk, ai ende e pranonte se Messi është një nga më të vështirët kundër të cilit ka luajtur ndonjëherë.

“Kam luajtur kundër Sergio Agueros i cili ishte i pabesueshëm. Kam luajtur kundër Messit… ndoshta lojtari më i mirë në historinë e futbollit, për mendimin tim. Mbappe është një lloj ndryshe, i shpejtë”.

“Është një lloj tjetër sulmuesi me të cilin përballemi në ditët e sotme. Si Haaland dhe Darwin Nunez i cili është pak i ngjashëm. I shpejtë, i drejtpërdrejtë, i fortë, është mjaft e vështirë të përballesh me ata djem”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori