LAJMI I FUNDIT:

Valon Tolaj zgjedhet në pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së

Valon Tolaj zgjedhet në pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se në mbledhjen e fundit të Bordit ka zgjedhur Valon Tolajn në pozitën e drejtorit menaxhues.

AKP sipas një njoftimi për media tregon se Tolaj është zgjedhur në një mandat katër vjeçar.


“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar Valon Tolaj në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vitesh. Mandati i Tolajt fillon me 26 nëntor 2018”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

E konfirmon edhe AKP, Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues
Lexo po ashtu E konfirmon edhe AKP, Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues

Muajin e kaluar AKP e ishte shkarkuar Ekrem Hajdarin nga pozita e drejtorit menaxhues.

Valon Tolaj jep dorëheqje nga pozita e sekretarit ekzekutiv në AAK
Lexo po ashtu Valon Tolaj jep dorëheqje nga pozita e sekretarit ekzekutiv në AAK

Kujtojmë se Tolaj muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga detyra e sekretarit organizativ të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, parti që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka shërbyer në strukturat e AAK-së për shumë vjet, derisa një kohë udhëhoqi Forumin Rinor të partisë dhe zgjedhjet e fundit kandidoi për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Po ashtu, Bordi në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozime të procesit të privatizimit. /Telegrafi/