LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon edhe AKP, Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues

E konfirmon edhe AKP, Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në mbledhjen e mbajtur me datën 26 tetor 2018 ka shkarkuar drejtorin menaxhues të kësaj agjencie.

AKP thotë se deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk do të ketë vakum ligjor.


“Bordi i Drejtorëve të AKP-së, duke u bazuar në kompetencat e veta sipas nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me 7 vota për dhe një votë kundër ka vendosur për shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftimin e AKP-së, përcjell Telegrafi.

Shkarkimi i Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues në AKP, për shkak të performancës së dobët
Lexo po ashtu Shkarkimi i Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues në AKP, për shkak të performancës së dobët

“Gjatë kësaj kohe, deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk do të ketë vakum ligjor, pasi që kjo çështje është e rregulluar sipas Aktit Themelues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në qershor 2017”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/