LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues në AKP, për shkak të performancës së dobët

Shkarkimi i Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues në AKP, për shkak të performancës së dobët

Shkarkimi i Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues ka ndodhur për shkak të performancës së tij të dobët në këtë detyrë.

Kështu ka thënë një burim i Telegrafit i afërt me Bordin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).


“Nga 8 anëtarë sa i ka bordi, burimi në fjalë, që është anëtar i këtij organi, ka sqaruar se 7 anëtarë kanë votuar shkarkimin e Hajdarit, kursë vetem kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi ka votuar kundër, kjo pasi që Gashi ishte ai i cili e ka propozuar Hajdarin për drejtor, me ç’rast ai pastaj është emëruar aty pa konkurs”, ka theksuar burimi në fjalë.

Sipas këtij anëtari të bordit ka kohë që ka ky organ ka kërkuar një vlerësim të punës se drejtorit, por ka pasur zhagitje të qëllimshme të vlerësimit të punës së Hajdarit.

Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së, i quan arsyet befasuese
Lexo po ashtu Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së, i quan arsyet befasuese

Për këtë arsye anëtari i bordit thotë se edhe ka ardhur deri te vendimi për shkarkim.

Ndryshe, të premten Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka shkarkuar nga pozita e drejtorit menaxhues Ekrem Hajdarin.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Hajdari. Ai ka thënë se arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e drejtorit menaxhues janë të befasishme.

“Vendimi i Bordit të AKP-së për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit menaxhes, është i befasishëm për arsyet dhe kohën në të cilin është marr”, tha Hajdari për Telegrafin. /Telegrafi/