LAJMI I FUNDIT:

Valon Murati: Nuk do të kishte fat më të madh, sesa të ndodhte ridefinimi i kufijve me Serbinë

Valon Murati: Nuk do të kishte fat më të madh, sesa të ndodhte ridefinimi i kufijve me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka përkrahur idenë për ridefinim të kufirit me Serbinë.

Sipas tij kufijtë aktual janë kufij të kolonializmit dhe shovinizmit serbomadh dhe nuk u shërbejnë interesave të popullit shqiptar.


“Kufijtë aktual të Kosovës janë kufij të kolonializmit dhe shovinizmit serbomadh. Nuk kanë qenë as nuk janë në funksion të interesave të popullit shqiptar. Andaj është për t’u çuditur për zellin që kanë një pjesë e njerëzve në Kosovë, figurave publike, politikanëve dhe gazetarëve për t’u paraqitur si mbrojtës të këtyre kufijve”.

Murati ka thënë se autonomia për serbët e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme nga këto bisedime.

“Personalisht, kam drojë se krejt kjo zhurmë po bëhet që si fund të kemi një gjysmë-marrëveshje, që do ta betonizonte asociacionin apo edhe ndonjë lloj autonomie të serbëve në Kosovë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme nga të gjitha variantet e që do të përpiqet të shitet si fitore e madhe për Kosovën dhe integritetin e saj territorial”.

Ish-ministri i Diasporës në mandatin e kaluar ka thënë se ridefinimi i kufijve duke u bazuar në vullnetin e popujve të këtyre komunave është një fat i madh.

“Përndryshe, nuk do të kishte fat më të madh, sesa si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë të ndodhte ridefinimi i kufijve me Serbinë, duke u bazuar në vullnetin e popullit shqiptar për vetëvendosje në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe të atij serb në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ky do të përbënte hapin qenësor për shndërrimin e Kosovës në një shtet tërësisht funksional e normal dhe do ta mbyllte në mënyrë paqësore konfliktin shqiptaro-serb”.

I pari i Lëvizjes për Bashkim mendon se qëndrimi kundër ridefinimit të kufirit nënkupton përkrahje të asociacionit.

“Përndryshe, qëndrimi kundër idesë së reciprocitetit deri në ridefinim të kufirit, është qëndrim në favor të asociacionit. E ky asociacion, së bashku me fuqinë bllokuese të serbëve në Kuvend, nesër do të na sjellë ndarjen.
Pra, do ta mundësojë realizimin e plotë të synimit të Serbisë”, përfundon shënimin e tij Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori