LAJMI I FUNDIT:

Valon Berisha është zyrtarizuar te Melborune City në Australi

Valon Berisha është zyrtarizuar te Melborune City në Australi

Valon Berisha është larguar nga Stade Reims për të bërë një aventurë të re në karrierën e tij.

Mesfushori i Kosovës karrierën do ta vazhdoj në kontinentin e Azisë, ku do të luaj për skuadrën Melbourne City.

Berisha nuk i kishte mirë punët te skuadra franceze Reims dhe ishte dërguar në ekipin e dytë.

Gjithsesi Reims ka vendosur ta huazoj kosovarin në Australi te Melbourne City për një edicion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot.

Gjithsesi ende asnjëra nga skuadrat nuk e ka zyrtarizuar këtë huazim të Berishës në Australi. /Telegrafi/