LAJMI I FUNDIT:

Valmir Veliu flet pas lëndimit ndaj Prishtinës dhe falënderon të gjithë: Dashuria juaj më bën më të fortë, do të kthehem për të e vazhduar ëndrrën

Valmir Veliu flet pas lëndimit ndaj Prishtinës dhe falënderon të gjithë: Dashuria juaj më bën më të fortë, do të kthehem për të e vazhduar ëndrrën
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Sulmuesi i ri i Llapit, Valmir Veliu ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social Facebook për të folur së pari herë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Prishtina ka fituar minimalisht 1-0 ndeshjen derbi të javës së 31-të Ipko Superligës së Kosovës ndaj Llapit.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje pasi talenti llapjan, Veliu, ka pësuar një lëndim serioz në kokë.

Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn
Lexo po ashtu Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn

Lëndimi i 18-vjeçarit erdhi gjatë pjesës së parë pas një përplasje kokë më kokë me mesfushorin e Prishtinës, Diar Miftaraj.

Veliu duke marrë ndihmën e parë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ky lëndim e la pa ndjenja lojtari i ri të Llapit, por me ndihmën e doktorëve të dy klubeve dhe doktorit të Përfaqësueses së Kosovës, Veliu arriti të shpëtohet dhe pastaj u dërgua në Q.K.U.K.

Veliu duke u dërguar në spital për tretman të mëtutjeshëm (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)
Të gjitha lajmet rreth Valmir Veliut
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Valmir Veliut

Sot (e diel) një ditë pas lëndimit, Veliu ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë për ndihmën, mesazhet përkrahëse, teksa premtoi se do të kthehet edhe më i fortë.

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Valmir Veliut:

Në pamundësi për të u kthyer mesazhet të gjithë atyre që janë interesuar dhe kanë dërguar mesazhe të panumërta për të u interesuar për gjendjen time po u drejtohem me anë të këtij statusi.

Falënderimi i takon Allahut që unë jam mirë me shëndet dhe e kam kaluar rrezikun në të cilin ndodhesha një ditë më parë .

Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi në krye me Dr. Afrim Shabani specialist i mjekësisë sportive dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira ,duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj .

Poashtu falënderoj edhe kryesinë e Kf. Llapi ne krye me trajner Tahir Batatina për kujdesin e treguar .

Falënderim i veçantë shkon edhe për ata të cilët vazhdimisht shkruan mesazhe dhe u interesuan për gjendjen time deri në këto momente dhe vazhdojnë përsëri të interesohen .

Faleminderit edhe njëherë për të gjithë ata që qëndruan pranë meje dhe familjes time .

Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam .

Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta …!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori