LAJMI I FUNDIT:

Valmir Sylejmani mungon ndaj St Paulit, rezulton pozitivë me COVID-19

Valmir Sylejmani mungon ndaj St Paulit, rezulton pozitivë me COVID-19

Valmir Sylejmani do të jetë mungesa e madhe e Hannover 96 në ndeshje ndaj St Paulit.

Sulmuesi nga Kosova ka rezultuar pozitivë në testin PCR të bërë së fundmi nga gjithë ekipi i Hannoverit para përballjes me rivalët rajonalë.


“Hannover 96 do të duhet të ia dalë pa Valmir Sylejmanin në ndeshjen e tyre kundër St Paulit të shtunën. Futbollisti ofensivë ka rezultuar pozitivë në testin rutinë të PCR për COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

25-vjeçari është futur në izolim total nga pjesa tjetër e ekipit dhe po pret që në fillim të javës së ardhshme të bëj një tjetër test.

Përkundër se Sylejmani ka rezultuar pozitivë, ndeshja mes St Paulit dhe Hannoverit do të zhvillohet, pasi të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativë nga testimet e bëra.

Sylejmani është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Hannoverit në repartin ofensivë, derisa pjesë e kësaj skuadre është edhe Florent Muslija. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori