LAJMI I FUNDIT:

Vallëzimi i parë i këtyre të sapomartuarve, dallon shumë nga të tjerët (Video)

Vallëzimi i parë i këtyre të sapomartuarve, dallon shumë nga të tjerët (Video)

Priscilla Saah dhe Eddie Ohanian nga Maryland i Shteteve të Bashkuara, i kanë befasuar të pranishmit me vallëzimin e parë në çift që ka qenë i bazuar në stilin hip-hop.

Të sapomartuarit kanë nisur me lëvizje të qeta, por sapo zhanri i muzikës ka ndryshuar, dhëndri e ka ‘hedhur’ nusen, për të nisur rutinën energjike, transmeton Telegrafi.


Dasmorët duartrokasin dhe brohorisin për gruan me fustan në bardhë dhe burrin me kostum, që tregojnë lëvizje mjaftë të bukura.

Madje, pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë mund të shihet një skenë e nxehtë, që zakonisht nuk shihet në ceremoni martesore.

Mënyra se si ata i kanë zbavitur të ftuarit, është pëlqyer shumë nga të tjerët duke marrë shumë pëlqime në rrjetet sociale. /Telegrafi/