LAJMI I FUNDIT:

Valentino Rossi paralajmëron pensionimin nga Moto GP: Doja të garoja edhe 25 vite të tjera, por është e pamundur

Valentino Rossi paralajmëron pensionimin nga Moto GP: Doja të garoja edhe 25 vite të tjera, por është e pamundur

Valentino Rossi, aktualisht pilot i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në MotoGP.

“Doktori” e njoftoi vendimin gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Red Bull Ring, shtëpia e së parës nga dy etapat austriake.


“Përshëndetje të gjithëve, është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit. I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur”.

Në moshën 42 -vjeçare, fenomeni nga Tavullia, i cili ka bërë që miliona fansa të ëndërrojnë dhe gëzohen, thotë mjaft dhe i dorëzohet kalimit të kohës, që në mënyrë të pashmangshme ka kushtëzuar vitet e fundit të një karriere të lavdishme.

“Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Kishte momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur “.

E ardhmja e tij tani do të jetë mbi katër rrota, pasioni tjetër i tij i madh.

“Më pëlqen të garoj me makina, mendoj se do ta bëj këtë nga viti i ardhshëm, por ne ende duhet ta përcaktojmë këtë vendim. Ndihem pilot dhe mendoj se do të qëndroj i tillë për gjithë jetën time.”

“Doktori” u lë një mesazh fansave:

“Para së gjithash duhet t’u them fansave të mi se kam dhënë gjithçka për një kohë të gjatë. Gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka për të qëndruar në krye. Ka qenë një udhëtim i gjatë. Kam mbështetje të jashtëzakonshme në çdo pjesë të botës, ndonjëherë është e vështirë edhe për mua ta kuptoj … Jemi argëtuar së bashku”.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori