LAJMI I FUNDIT:

Valentina Metaj, talentja e madhe nga Kosova që po shkëlqen në Suedi – ëndrra për suksese me dardanët si dhe të luaj në një kampionat të fortë evropian

Valentina Metaj, talentja e madhe nga Kosova që po shkëlqen në Suedi – ëndrra për suksese me dardanët si dhe të luaj në një kampionat të fortë evropian

Valentina Metaj është një nga futbollistet më të talentuara që ka Kosova dhe që po luan me plot sukses në Suedi.

Sulmuesja e talentuar me prejardhje nga Kosova ka tetë vite që ka filluar karrierën si futbolliste, edhe pse fillimisht në lagje me vëllanë e tij dhe shokët e tij.


Në një intervistë për Telegrafin, Valentina tregon për karrierën e saj, klubin ku luan, ndjenjën që luan për Kosovën si dhe të ardhmen.

“Kam filluar të luaj si 10 vjeçare me djem të lagjes me shokët e vëllait tim deri rreth moshës 12 vjeçare. Pastaj kam filluar të stërvitem me babanë tim, e me 12 vite e gjysmë kam filluar të luaj për një ekip që quhet WA IF e që ishin moshataret e mija”, tha fillimisht Metaj për Telegrafin.

18-vjeçarja tregon se në klubin e dytë kur u transferua te Kristiansand dff menjëherë kaloi duke luajtur për grupmoshat më të mëdha për faktin se trajnerja që e kishte pa talentin e saj.

“Në klubin e dytë Kristiansand dff kur kam shkuar kam filluar të luaja me vajza më të mëdha se unë, pasi ishin dy vite më të mëdha. Kështu vendosi trajnerja pasi pa te unë talentin dhe tha se duhem të luaja me vajza më të mëdha”.

“Aty kam luajtur për katër vite ku jam zhvilluar shumë si futbolliste dhe si njeri, por në momentin që i kam bërë 17 vite jam transferuar te Bromolla që bën gara në ligën e dytë të Suedisë”, vazhdoi tutje Valentina.

Si çdo fillim edhe për Valentinën ishte i vështirë ishte tek skuadra Bromolla If, por pastaj ka ardhur deri te formacioni bazë.

“Fillimi ka qenë i vështirë pasi kam ardhur nga kategoritë më të reja, por pastaj me shumë punë në stërvitje dhe angazhim kam arritur të zë vend në formacionin bazë dhe mund të them se ka qenë një vit i suksesshëm”, vazhdon tutje Metaj.

Valentina është edhe reprezentuese e Përfaqësueses A të Kosovës, derisa për të veshur fanellën e Dardanëve ajo ka realizuar një ëndërr të madhe.

“Për mua ka qenë ëndrra e madhe të luaja për Kosovën, por nuk e kam menduar se me 17 vite do të grumbullohem nga Përfaqësuesja A. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë si për mua, ashtu edhe për prindërit e mi dhe gjithë familjen”, vazhdoi tutje Metaj.

Pritja te Kosova ka qenë shumë e mirë për të, madje vet Valentina është befasuar.

“Nuk kam besuar kurrë që ka me pas aq pritje të madhe, si nga stafi ashtu edhe nga futbollistet dhe të gjithë aty. Jam shumë e kënaqur dhe e lumtur që jam pjesë e Kosovës dhe mund të jap kontribut për vendin tim”, tha Valentina.

Ajo me fanellën verdhekaltër ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër, derisa për vitin 2023 synon që të shënoj edhe më shumë.

“Për Kosovën kam shënuar dy gola e asistuar në një tjetër në pesë ndeshje. Vërtetë ka qenë ndjenjë e papërshkruar që të shënoj për vendin tim dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vitin 2023”, vazhdoi tutje Valentina.

Objektivat e Valentinës janë që ta dërgojë klubin e saj në elitën e futbollit të femrave në Suedi.

“Objektivat e mi për sezonin e ri janë që ta dërgojë klubin në elitën e futbollit suedez, të shënojë më shumë gola se tani jam një vit më e madhe dhe më e pjekur apo thënë ndryshe me më shumë përvojë”.

Ëndrra e saj është që një ditë të luaj në ndonjë kampionat të madh si ai anglez ose italian ku futbolli i femrave ka shkuar shumë larg, derisa tregon që më shumë shikon futboll të meshkujve dhe se Leo Messi është lojtari i saj i preferuar.

“Ëndrra ime është të luaja në ndonjë kampionat të madh evropian. Itali ose Angli janë dy vendet që futbolli i femrave është zhvilluar jashtëzakonisht shumë dhe shpresoj që të luaj një ditë në këtë kampionate”.

“Të them të drejtën më shumë shikoj futboll të djemve pasi është më i mirë dhe më mundohem të mësojë më shumë. Leo Messi ka qenë gjithmonë lojtari i preferuar dhe synoj që të bëhem si ai, por në versionin femër”, tha Valentina duke qeshur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori