LAJMI I FUNDIT:

Valencia e kërkon si huazim Hysajn

Valencia e kërkon si huazim Hysajn

Pas dëmtimit të Cristiano Piccinit, Valencia ka raportuar se po e kërkon në formë huazimit, Elseid Hysajn.

Reprezentuesi italian pësoi një lëndim në stërvitje këtë mëngjes dhe pritet të dalë jashtë veprimit për pesë muaj.


Sipas ekspertit të transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Valencia ka shkuar përsëri në Itali për zëvendësimin e tij. Bisedimet u konfirmuan nga agjenti Mario Giuffredi, kur foli në Sky Sport Italia këtë mbrëmje.

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi qenë në kontakt me Valencia që nga mëngjesi. Do të shohim nëse nesër kushtet janë të drejta për t’u mbyllur me të vërtetë një marrëveshje, por nuk është e lehtë t’i përfundosh gjërat në një kohë kaq të shkurtër”.

“Nëse ka një shans, ne do të përpiqemi, por ka shumë pak ditë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë lojtarin të lumtur”, tha ai.

Napoli do të ishte i gatshëm ta lëshonte Hysajn në huazim me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit. /Telegrafi/