Valë e të nxehtit në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, IHK apel qytetarëve për kujdes


Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë rritje graduale të temperaturave.
IHK u ka bërë apel qytetarëve për kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.
“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës. Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1.
Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, qëndroni të hidratuar dhe ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së”, thuhet në postimin e IHK-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
45 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































