LAJMI I FUNDIT:

Valë e re e shtrenjtimit të cigareve në Maqedoni

Valë e re e shtrenjtimit të cigareve në Maqedoni

Më 1 korrik të këtij viti, një kuti cigaresh pritet të shtrenjtohet për rreth katër denarë, ndërsa deri në vitin 2023 pritet që çmimi i një kuti cigaresh të jetë për 40 denarë më i lartë, në krahasim me çmimin e tanishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i kësaj “kënaqësie” për qytetarët e Maqedonisë rritet sipasi rregullativës për akcizë të cigareve.


Llogaritjet tregojnë se për çdo vit cigaret do të shtrenjtohen për së paku katër denarë për një kuti, që do të thotë se deri në vitin 2023, një kuti që sot shitet për 70 denarë do të shitet mbi 110 denarë./Telegrafi/