LAJMI I FUNDIT:

Valdete Bajrami: Pako e rimëkëmbjes ekonomike, çështje nacionale

Valdete Bajrami: Pako e rimëkëmbjes ekonomike, çështje nacionale

Zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami ka thënë se nëse zgjedhjet janë në të mirë të qytetarëve ai opsion duhet të merret parasysh.

“Megjithatë çështja e rimëkëmbjes ekonomike do të duhej të shihej në këtë raste si çështje nacionale. Secili prej jush që jeni në Kuvend do të duhej ta kishit si përgjegjësi këtë çështje. Deputetët që janë në Komisionin për Buxhet dhe Financa duhej të gjenin konsensus”, tha ajo në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.


Bajrami thotë se derisa shtetet tjera kanë dhënë pako tri apo katër herë Kosova ende nuk ka dhënë pakon e parë të rimëkëmbjes për qytetarët.

“Çështja e këtij ligji afekton çdo familje në Kosovë… Nëse dështon ky ligj qytetarët do të duhej ta ndëshkonin  secilin politikan duke filluar nga Avdullah Hoti”.

Zyrtarja e NISMA-s thotë se nëse ka dialog të mirëfilltë nuk është e pa munduar të gjendet konsensus mes pozitës dhe opozitës.

Megjithatë Bajrami thotë se nuk është në rregull nga LVV të kërkojë zgjedhje në këtë kohë kur vet ata kanë akuzuar LDK se rrëzuan qeverinë në kohë pandemie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori