LAJMI I FUNDIT:

Valdete Abdullahu-Halabaku: Donikë, ke shfrytëzuar, ke manipuluar, ke shantazhuar, ke larguar intelektualet nga AAK

Valdete Abdullahu-Halabaku: Donikë, ke shfrytëzuar, ke manipuluar, ke shantazhuar, ke larguar intelektualet nga AAK

Ish-anëtarja e Kryesisë Qendrore të AAK-së dhe ish-kryetarja e AGK-së në Ferizaj, Valdete Abdullahu- Halabaku, në një letër dërguar Telegrafit akuzon Donika Kadaj-Bujupin për shantazhe, duke thënë se kishte frikë nga intelektualet dhe se i ka shfrytëzuar njerëzit për të punuar për të. Shkrimin e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“E pameritumja e AAK-se Donika, me ne fund veprove drejt,


Kur une isha kundërkandidate e jotja ne shkurt te vitit 2013 per kryetare te AGK, bere cmos per të më mposhtur politikisht, në këtë kohe e gjithë Kosova e lexoi letren time derguar z. Haradinaj, e gjithë Kosova e kuptoi se Donika Kadaj Bujupi kuvendin e gruas se AAK-së e shëndërroi në një ditë të grave ku veq dimijat mungonin, e që ky kuvend u manifestua me fyerje nga më të ndryshmet duke u nisur nga ato personale, familjare, shantazhe, telefonata kercenuese, bojkot total të cdo informacioni, parandalim të cdo kontakti me delegatet që duhej të ishin pjesmarrëse ne kuvendin e Gruas dhe në fund manipulim të të gjithë të ashtuquajturit procesit demokratik zgjedhor dhe rezultatit zgjedhor, me të vetmin qëllim që të përfitoje personalisht.

E nderumja Donikë, nëse nuk ke harruar përballë teje ke pasur një femër e cila specializon ne një nder klinkat e njohura të Neurologjisë ne Gjermani dhe doktoron gjthashtu në këtë lëmi dhe nuk deshe asnjë sekond të më kishe afër, kishe frike Donikë!, pse?, unë e bukur sa ti nuk isha, sepse bukuria s’të duhet për të udhëhequr Donikë, të duhet truri për të qenë lidere.

Ti kishe frikë edhe nga shumë femra te tjera intelektuale të cilat dēshironin të ishin pjesë e AAK dhe AGK për të dhënë kontributet ne mënyrat e tyre, kurse ti herë me tym e herë pa tym i trembe i largove nuk i deshe afër vetes.

Donikë, ti heshte dhe zhduke edhe ato pak ose shumë projekte ose modele tona për të funksionuar ndryshe si forum i gruas, projekte të cilat i dorëzuam dhe asnjëher nuk i pam as ne sirtaret e AAK-së e lere më të implementohen ose te disktohet menyra e implementimit. Ti ke punuar me një grup te grave të cilat i ke shfrytezuar duke i manipuluar dhe punuar për ty jo për AAK por për ty Donikë.

Mua personalishtë s’me ke dëmtuar aspak, unë po vazhdoj dhe gati po i perfundoj specializimin dhe doktoraturen time jashtë Kosovës , aty ku do ti duhem popullit tim më së shumti e qe besa më shumë se sa ti, por ti, ke dëmtuar shumë AAK brenda , aq shumë sa që vetem ti e din, e ke ditur gjithmonë, të ashtuquajturen shtëpinë tënde.

S’jam aq naive ose e pandërgjegjëshme për të mos i parë ose përceptuar sakrificat e tua, kontributin që ti e ke dhënë si deputete, por e gjitha shkon në dëm nëse njeriu veten e nxjerr para cdo detaji që ka të bëjë me popullin, thënë shkurt interesi personal para interesit të përgjithshëm në kētë rast AAK-së se pari si parti që të ka rritur, të ka edukuar , të ka financuar dhe të ka afirmuar ,dhe gjith popullit, në rastin e detajuar mungesë interesi e respekti për gruan Kosovare ne paravijë( vordergrund)

Të përcjellt fati Donikë, AAK mbijeton edhe pa ty, është parti e vlerave.

Nga: dr. Valdete Abdullahu- Halabaku, specializante e Neurologjisë ne KKH Hagen- Gjermani

Doktorante e Neurologjisë ne Tiranë

Bashkshorte dhe nanë e dy fëmijeve

Ish anëtare e kryesis Qendrore te AAK,ish kryetare e AGK dega ne Ferizaj

Kontributdhënëse në AAK prej themelimit”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/