Telekomi i Kosovës realizojë një performancë të jashtëzakonshme në përmbyllje të vitit që lamë pas duke u rritur për gati 200 mijë përdorues më shumë të telefonisë mobile apo shprehur me përqindje VALA u rrit për 5.6 për qind. Kjo rritje ka sjellë dominim të tregut të telefonisë mobile, pasi që tashmë, Vala zotëron 60 për qind të tregut.
Rregullatori i Telekomunikacionit në Kosovë, ARKEP, sot ka bërë publik raportin, përkatësisht Pasqyrën e Tregut të Telekomunikacionit për periudhën e fundit tremujore të vitit 2016. Në këtë raport të publikuar shihet qartë se VALA është duke u rritur në ndarjen e tregut, edhe sipas të hyrave të gjeneruara dhe po ashtu edhe sipas rritjes së numrit të përgjithshëm të përdoruesve.
Ndarja e tregut sipas përdoruesve për TM4 2016 rezulton se VALA ka saktësisht 59.8 për qind të tregut, ndërsa operatori tjetër 32.6 për qind. Krahasuar me TM3 2016, Vala ka shënuar një rritje prej 5.6 për qind, derisa operatori tjetër ka pësuar një rënie prej 4.8 për qind.
Sa i përket gjenerimit të të hyrave, Vala gjithashtu ka shënuar rritje krahasuar me periudhën paraprake duke e konsoliduar pozitën e vet financiare.
Ky raport i ARKEP dëshmon edhe një herë se qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po i kthehen shfrytëzimit të shërbimeve të VALA-s, e cila garanton produkte më të mira, kualitative dhe është gjithnjë e më pranë konsumatorit.
“Ofertat e reja, Post Paid si dhe këto të fundit Pre Paid, janë një tregues sinjikativ se VALA është zgjedhja më e mirë dhe më e preferuar për të gjitha grupmoshat e qytetarëve të Kosovës, por edhe për institucionet dhe bizneset. Atraktiviteti i produkteve dhe ofertave do të pasurohet edhe më shumë me funksionalizimin e kodit shtetëror të Kosovës 383”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Me raportin e fundit të ARKEP-it, VALA dëshmohet edhe një herë të jetë kompani lidere në ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City