LAJMI I FUNDIT:

Vala e befasishme rrëzoi pensionisten që përpiqej të fotografonte (Foto)

Vala e befasishme rrëzoi pensionisten që përpiqej të fotografonte (Foto)

Dëshira për të marrë një pamje sa më të mirë të peizazhit të një lumi në Glaucestershire të Anglisë, ka bërë që Jill Roberts të përfundojë e rrëzuar dhe e tëra nën ujë.

Pensionistja po përpiqej të fotografonte, kur u godit prej një vale të pa pritshme, teksa qëndronte në bregun e lumit, transmeton Telegrafi.


Shoqëria saj ka arritur të shkrepte momentin kur ajo përfundoi ën ujë, prej nga ka dalë pa ndonjë lëndim.

Raportohet se rrymat ujore në atë lumë janë shumë të shpejta, duke lëvizur deri me 20 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, mund të ketë edhe valë, që arrijnë lartësi deri në tri metra. /Telegrafi/