LAJMI I FUNDIT:

Vaksinohen dy persona mbi 100 vjeç në Skenderaj, Bekim Jashari u bën thirrje institucioneve të angazhohen për sigurimin e dozave tjera

Vaksinohen dy persona mbi 100 vjeç në Skenderaj, Bekim Jashari u bën thirrje institucioneve të angazhohen për sigurimin e dozave tjera

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se dy persona mbi moshën 100 vjeçare janë vaksinuar gjatë ditës së sotme me vaksinën anti-COVID.

Jashari përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të angazhohen për sigurimin e dozave tjera të vaksinës anti-COVID.


“Sa motivuese për të tjerët, dy të moshuar të moshës mbi 100 vjeçare u vaksinuan në Skenderaj, me vaksinën anti-covid. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca. Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën  anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema. Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë”, shkruan Jashari.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të sigurojnë doza tjera të vaksinës, ndërkaq njoftoi edhe për mënyrën se si qytetarët duhet të regjistrohen për tu vaksinuar.

“Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00. Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19”, shkruan tutje Jashari. /Telegrafi/