LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi kundër COVID-19 shtrihet në zonat rurale të Shqipërisë

Vaksinimi kundër COVID-19 shtrihet në zonat rurale të Shqipërisë

Qendra shëndetësore Kastrat ndodhet në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe dhe është një nga 12 qendrat e ngjashme në këtë bashki malore. Prej disa javësh, tre infermiere po bëjnë vaksinimin e banorëve me vaksinat AstraZeneca dhe Coronavac.

Kryeinfermierja Brunilda Deda thotë se vaksinimi po ecën normalisht dhe se ai është shtrirë deri në fshatrat më të largët të kësaj bashkie.


“Kemi zona malore shumë të thella, ku lëvizja e vaksinave është bërë me termus deri në zonën e Bratoshit dhe aty, infermierët e zonës kanë vazhduar vaksinimin e personave pasi grupi i personave plus 80 dhe plus 70 vjeç e kanë pasur shumë të vështirë për të ardhur në qendrën shëndetësore të Kastritit. Prandaj janë vaksinuar në qendrën shëndetësore të Bratoshit”, tha ajo.

Deda shton se një pjesë e madhe e banorëve paraqesin interesim për t’u vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19 dhe se të gjithë të vaksinuarit regjistrohen në sistemin kompjuterik.

Prej disa javësh vaksinimi masiv në Shqipëri është shtrirë edhe në zonat rurale, duke përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Kryevaksinatori i Shkodrës, Arben Xhabija thotë se vaksinimi tashmë është shtrirë deri në zonat më të thella malore.

“Vaksinimi bëhet në të gjitha qendrat shëndetësore të Bashkisë së Shkodrës, duke përfshirë edhe zonat e thella malorë dhe të gjitha qendrat shëndetësore që janë në periferi të qytetit të Shkodrës dhe Bashkisë Vau Dejës. Nuk ka asnjë vështirësi, sepse vaksina që ne kemi, Coronavac është një vaksinë që duron në temperaturën dy deri ne tetë gradë dhe është një dozëshe. Vaksinatorët e marrin me termobokse dhe e aplikojnë në zonat e tyre për të gjithë individët që janë të planifikuar për vaksinim”, tha ai.

Deri tani, në Bashkinë e Shkodrës janë vaksinuar më shumë se 25 mijë persona, 8 mijë prej të cilëve kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Xhabija shton se, në të gjithë territorin, ka personel mjekësor të trajnuar për bërjen e vaksinave, çka ka mundësuar edhe vaksinimin deri në fshatrat më të largët.

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur me datën 11 janar, fillimisht në qendrat kryesore të vendit, për t’u shtrirë tashmë në të gjithë territorin, sipas një kalendari të kombinuar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer rreth 600 mijë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 460 mijë vaksinime për personat mbi 60 vjeç.

Shqipëria i ka dhënë përparësi vaksinimit të personelit shëndetësor, të moshuarve. mësuesve, punonjësve të policisë dhe, se fundmi, edhe stafeve të operatorëve turistikë, duke i paraprirë sezonit turistik veror. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori