LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e Oksfordit ‘prodhon’ përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, tregojnë rezultatet e hershme

Vaksina e Oksfordit ‘prodhon’ përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, tregojnë rezultatet e hershme

Vaksina e Universitetit të Oksfordit ‘prodhon’ një përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, bazuar në rezultatet e hershme të testimeve.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, të moshuarit janë njëherësh grupi më i rrezikuar nga coronavirusi.


Vaksina shkakton antitrupa mbrojtëse dhe qelizat T në grupmoshat më të vjetra, duke inkurajuar studiuesit që të kërkojnë prova për këtë trajtim, në mënyrë që të përdoret edhe në të ardhmen tek të moshuarit për sëmundje të tjera serioze.

Gjetjet tregojnë se vaksina gjeneroi përgjigje të fuqishme imune tek një grup njerëzish të rritur e të shëndetshëm midis 18 dhe 55 vjeç.

Mirëpo, sipas paralajmërimeve, testet pozitive të imunogjenitetit nuk garantojnë që vaksina të dalë efektive dhe e sigurt tek njerëzit e moshuar.

Gjatë ditës së djeshme, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, deklaroi se në fund të muajit nëntor do të kuptohet nëse një vaksinë është e sigurt kundër COVID-19. /Telegrafi/