LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Salma Hayek mahniti me fustanin e aktores nga viti 1997

Vajza e Salma Hayek mahniti me fustanin e aktores nga viti 1997
(Foto: Instagram/salmahayek/Getty)

Salma Hayek kaloi në tepihun e Academi Aëards me vajzën e saj, Valentina Pinault, të dyja të veshura me fustane të kuqe.

Stilistja Rebecca Corbin-Murray zbuloi në Instagram se 15-vjeçarja kishte veshur një fustan pa rripa Isaac Mizrahi, i cili në fakt ishte fustani i nënës së saj.


Salma Hayek festoi ditëlindjen dhe vallëzoi me bikini – askush nuk beson se i ka 56 vjet
Lexo po ashtu Salma Hayek festoi ditëlindjen dhe vallëzoi me bikini – askush nuk beson se i ka 56 vjet

Fustani i kuq është më shumë se një dekadë më i vjetër se Valentina, pasi Salma e kishte veshur në vitin 1997, 11 vjet para se të lindte vajza e saj.

Shenja e horoskopit, në të cilën kanë lindur një numër i madh personalitetesh të njohura
Lexo po ashtu Shenja e horoskopit, në të cilën kanë lindur një numër i madh personalitetesh të njohura

Duke marrë pjesë në një eveniment bamirësie të modës, Hayek e shoqëroi siluetën e thjeshtë me një çantë dore të kuqe të ndezur, një shall të ngjashëm dhe një gjerdan të madh duke i bërë flokët kaçurrela në një topuz gjysmë të ngritur.

(Foto: Instagram/salmahayek)

Valentina, e cila është vajza e aktores me bashkëshortin miliarder, François-Henri Pinault, risolli dukjen e nënës së saj në ceremoninë e ‘Oscars 2023’, duke e ndërruar ‘chokerin’ elegant me një gjerdan të zbukuruar dhe duke mbajtur një çantë Gucci me ngjyrë argjendi.

Sa i përket Hayek, ajo mahniti përsëri në ngjarjen më të madhe të industrisë filmike me një fustan të kuq Gucci me temina dhe thekë. Të dyja, po ashtu, morën pjesë në festën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë. /Telegrafi/