LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Kim Kardashian së shpejti mund të lansojë brendet e saj

Vajza e Kim Kardashian së shpejti mund të lansojë brendet e saj
(Foto: Instagram/kimkardashian)

Vajza e të famshmes Kim Kardashian, North West, së shpejti mund të lansojë markat e saj të lodrave dhe produkteve për kujdesin ndaj lëkurës.

Sipas mediave të huaja, Kim Kardashian ka aplikuar për katër marka tregtare në emër të vajzës së saj, ashtu që vajza mund të ndjekë hapat e 42-vjeçares.


Kim Kardashian kombinon ngjyrat e veshjes me të bijën North West, duket magjepsëse në fustan të shkurtër
Lexo po ashtu Kim Kardashian kombinon ngjyrat e veshjes me të bijën North West, duket magjepsëse në fustan të shkurtër

Përshkrimet e dy markave tregtare tingëllojnë sikur nëntëvjeçarja do të lansojë një linjë për kujdesin ndaj lëkurës dhe një linjë lodrash. Marka e tretë lidhet me reklamën, ndërsa e katërta përshkruhet si “përmbajtje argëtuese e kulturës pop në internet”, e cila ende nuk është e përcaktuar qartë.

(Foto: Instagram/norisblackbook)

Klani Kardashian/Jenner është i njohur për shfrytëzimin e kapitalizmit, si edhe ndikimin dhe famën e tyre. Edhe pse brezi i dytë i kësaj familjeje ka filluar të rritet dhe të fitojë ndjekësit e vet, duket se prindërit dhe familja e tyre duan ta kthejnë edhe këtë situatë në fitim.

(Foto: Instagram/norisblackbook)

North është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në TikTok, ku ndan një profil me mamanë e saj, Kim dhe si rezultat i kësaj ka miliona shikime. Në vitin 2019, Kardashian bëri kërkesë për markën e parë tregtare të vajzës që do të fokusohej në një koleksion veshjesh, por ajo ende nuk është përdorur. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by North West (@norisblackbook)