LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Demaçit tregon mesazhin që ia la babai për Kosovën

Vajza e Demaçit tregon mesazhin që ia la babai për Kosovën

Vajza e veprimtarit Adem Demaçit, Abetarja ka folur në ceremonin përkujtimore të babait të saj.

Ajo ka treguar kështu një mesazh që babai i kishte lënë për të vepruar çdo herë për të mirën e vendit.


Sipas saj, Demaçi çdo herë kishte këmbëgulur që në mënyrë kolektive arrihet që të lufohet e keqja.

“Babai im kishte një mesazh që më la, ai tregonte çdo herë se në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja, në këtë mënyrë asgjë ata s’mund t’i ndalte, por kështu si jeni nuk e njohin vetveten për një rrugë e për një qëllim. Babai i kombit sot u nda veç fizikisht fjalët dhe veprat e tij janë të përhershme”, tha vajza e Demaçit.

Shqiptari, biri i Adem Demaçit, ka falënderuar institucionet për organizimin dhe të tjerët për ta nderuar babin e tij.

“Faleminderit shtetin e Kosovës për këtë organizim dhe nderim dhe të gjithë që kanë ardhur ta nderojnë Bacën Adem, prindin tonë”, theksoi Shqiptar Demaçi.