LAJMI I FUNDIT:

Vajza me aftësi të kufizuara e cila punon për të siguruar terapitë e saj, punimet e saj shiten edhe jashtë vendit (Video)

Vajza me aftësi të kufizuara e cila punon për të siguruar terapitë e saj, punimet e saj shiten edhe jashtë vendit (Video)

Ardita është një vajzë me nevoja të veçanta e cila ka 8 vjet që është kthyer nga Amerika dhe  ka filluar të bëjë  punëdore. Ajo dëshiron t’i ndihmojë familjes që t’i siguroj terapitë e saj,  që kushtojnë shumë.

“Në Kosovë kam filluar të punojë më shumë edhe për arsye se më kanë pëlqyer punët e dorës, por edhe për t’i ndihmuar familjes për arsye se terapia ime është e kushtueshme”, shprehet  Ardita Bilalli.


Ajo ka një ëndërr për të cilën thotë se nuk do t’i realizohet, madje shton se vendi ynë nuk bën pothuajse asgjë  për këtë kategori.

“Ëndrra ime ka qenë të bëhem mësuese e ciklit të ultë, por në Kosovë shumë pak mbështeten personat me aftësi të kufizuara, dëshira për t’u bërë mësuese nuk do më plotësohet asnjëherë, prandaj kam vendosur të merrem me punë dore”, thotë Ardita Bilalli.

Tashmë ajo ka filluar edhe një angazhim të ri, atë të dizajnit të modës, e në këtë akademi thotë se po kalon mjaft mirë. Madje mësuesja e saj i tha ekipit të RTV Dukagjinit se Ardita ka shumë vullnet për punë.

“Kam filluar prej disa ditësh. Janë duke më pritur shumë mirë”, thotë më tej Ardita Bilalli.

Punimet e saj kanë filluar të kërkohen edhe jashtë vendit. Madje ajo ka hapur faqe nëpër rrjetet sociale me emrin Handmade Dita-Eri.

Bilalli fatkeqësisht nuk e ka njërën veshkë,  e terapitë mujore të saj kapin shifrën mbi 1 mijë euro./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori