LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi bindshëm më i mirë për eliminimin e celulitit të vitheve

Ushtrimi bindshëm më i mirë për eliminimin e celulitit të vitheve

Rezultatet shihen mjaft shpejt

Me ardhjen e verës po bëhet gjithnjë e më aktuale pyetja se cili ushtrim e eliminon më mirë celulitin nga vithet.


Sipas uebsajtit Prevention.com, ushtrimi i ngritjes së njërës këmbë nga pozicioni i shtrirë është shumë efektiv, transmeton Telegrafi.

Shtrihuni në shpinë tërësisht drejt, drejtoni të dyja këmbët. Përkulni këmbën e majtë në gju, ndërsa të djathtën shtrijeni.

Tërhiqeni brenda stomakun sa më shumë që të jetë e mundur.

Shtrëngoni glutesin dhe ngrini ijët derisa trupi të formojë një vijë të drejtë nga shpatullat deri te gjunjët. Këmba juaj e majtë duhet të qëndrojë e ngritur gjatë gjithë kohës.

Femra e vërtetë ka celulit dhe ka tepricë kilogramësh: Këto dama tërësisht e kanë ndryshuar botën e modës!
Lexo po ashtu Femra e vërtetë ka celulit dhe ka tepricë kilogramësh: Këto dama tërësisht e kanë ndryshuar botën e modës!

Gjithashtu, stomaku dhe gluteusi duhet të shtrëngohen gjatë gjithë kohës.

Pastaj kthehuni në pozicionin fillestar, por mos e ulni plotësisht prapanicën në tokë dhe më pas përsërisni.

Bëni tri seri nga 10 përsëritje me të dyja këmbët.

/Telegrafi/