LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime të thjeshta me topin e pilatesit

Ushtrime të thjeshta me topin e pilatesit

Topi i pilatesit është mik shumë i mirë, nëse dëshironi trup të formësuar dhe të bukur, muskuj elegantë.

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina

Para fillimit të ushtrimeve me top patjetër duhet t’i ngrohni muskujt (me vrapim në ritëm të mesëm apo me ushtrime shtrirjeje) nga 12 deri në 15 minuta.


Forcimi i vitheve

Vëreni majën e shputës së majtë në top, ndërkaq të djathtën mbajeni drejt, por mos i shtrëngoni shumë gjunjët. Duart shtrijini para vetes në mënyrë që të mbani baraspeshën. Merrni frymë, ndërkaq me rastin e lirimit të frymës, vëreni këmbën e djathtë në gju, ashtu që pjesa e këmbës nën gju të rrëshqasë nëpër top. Pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Bëjini tri seri nga 12 deri në 15 përsëritje në secilën anë.

Zgjatja dhe forcimi i shpinës

Shtrijuni mbi top ashtu që këmbët me pjesën e parë të shputave të mbështeten në bazë, ndërkaq duart lëshoni deri në bazë, por nuk duhet të prekin bazën, ndërkaq shuplakat bashkoni dhe ngrini lart, sikur doni diçka të kapni me to. Merrni frymë, ndërkaq derisa e lëshoni ajrin nga mushkëritë ngrihuni ashtu që gjoksi të qëndrojë mbi top, ndërkaq duart gjerë e gjatë tërhiqni anash. Kthehuni në pozitën fillestare dhe sërish bëni tri seri nga 12 deri në 15 përsëritje.

Ushtrimet për këmbë

Shtrijuni anash, ndërkaq duart vini para trupit. Topin vendoseni midis këmbëve dhe ngadalë ngrijeni dhe uleni, duke pasur parasysh që posaçërisht ushtrohen pjesët e brendshme të kofshëve. Përsërisni në secilën anë tri seri nga 12 deri në 15 herë.

Barkas me top

Shtrihuni në bark, duart shtrini para vetes, ndërkaq mes këmbëve vëreni topin. Ngrini njëkohësisht duart dhe këmbët derisa mundeni dhe kthehuni në pozitën fillestare. Bëni 2 seri nga 10 përsëritje.

Sërish barkas

Shtrijuni në shpinë dhe vëreni topin midis këmbëve. Ngrini këmbët lart dhe me duar priteni topin. Lëshojeni pas kokës, pastaj përsëriteni ushtrimin në drejtimin e kundërt, ngrijeni topin me duar dhe priteni me këmbë. Bëjeni këtë ushtrim 10 deri në 20 herë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori