LAJMI I FUNDIT:

Me ushtrime kundër pagjumësisë dhe tendosjes

Me ushtrime kundër pagjumësisë dhe tendosjes

Njëra ndër mënyrat më të mira kundër pa gjumësisë është ushtrimi i frymëmarrjes dhe relaksimi


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Nëse njeriu nuk mund të flejë, do të thotë se ai e ka bindur trupin të mos flejë.

E dimë që truri dhe nervat nuk mund të relaksohen, në qoftë se muskujt janë të tendosur. Prandaj, nëse dëshirojmë të flemë, duhet të fillojmë nga muskujt.

Duhet t’i zbutim muskujt e tendosur:

– muskujt nën gjunjë të këmbëve
– muskujt e duarve
– muskujt e stomakut
– shputat e këmbës
– muskujt e duarve
– muskujt e qafës dhe përfundojmë me
– nofulla dhe me sy.

Dhe, menjëherë do të na zërë gjumi para se ta kuptojmë çfarë ka ndodhur me ne. Këtë ushtrim vërtet mund t’jua rekomandoj, sepse vetë jam bindur për efikasitetin e tij.

Një nga mjetet më të mira që e shërojnë pagjumësinë është edhe lodhja fizike.

Natyra na detyron të flemë kur jemi fizikisht të lodhur. Prandaj, ka raste kur njerëzit kanë fjetur edhe duke ecur.

Pra, nëse dëshironi të liroheni nga brengat që jua sjell pagjumësia, respektoni këto rregulla:

– nëse nuk ju merr gjumi, punoni diçka ose lexoni derisa t’ju marrë gjumi
– nga pagjumësia, askush deri sot nuk ka vdekur
– brengosja për shkak të pagjumësisë dëmton organizmin tonë
– praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes dhe të relaksimit.

Trupit të shëndoshë dhe të lodhur, gjumi i vjen vetvetiu.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori