LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane publikon fotografitë e mbetjeve të balonës së rrëzuar kineze

Ushtria amerikane publikon fotografitë e mbetjeve të balonës së rrëzuar kineze

Aeroplani luftarak amerikan F-22 Raptor të shtunën goditi me raketë ajër-ajër balonën kineze, për të cilën Pentagoni pretendon se ishte projektuar për spiunim, përkatësisht filmimin e objekteve sekrete ushtarake.

Mbetjet e balonës u shpërndanë në një zonë të madhe, dhe zhytësit e marinës amerikane u nisën menjëherë për t’i mbledhur ato, transmeton Telegrafi.


Marina amerikane ka publikuar fotografitë e mbetjeve të balonës, që fluturoi mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Në kumtesë thuhet se marinsat që të dielën nxorën mbetjet, ishin pjesë e ekipit të marinsave që merren me deminimin e mjeteve shpërthyese.

Kjo pajisje tani do të analizohet për t’u konstatuar se për çfarë pajisje spiunimi në të vërtetë bëhet fjalë.

Balona që konsiderohet se kishte madhësi të tre autobusëve, ka fluturuar në një lartësi të madhe kur u rrëzua rreth 8 milje nga brigjet amerikane.

Madje janë publikuar pamjet e rrëzimit të balonës, ku shihet se objekti i bardhë bie në drejtim të detit pas një shpërthimi të vogël që ndodhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori