LAJMI I FUNDIT:

Ushtarëve francezë iu lejohen të ‘hapin zjarr’ nëse iu rrezikohet jeta prej Jelek Verdhëve, gjatë protestave të fundjavës (Video)

Ushtarëve francezë iu lejohen të ‘hapin zjarr’ nëse iu rrezikohet jeta prej Jelek Verdhëve, gjatë protestave të fundjavës (Video)

Gjenerali Bruno Leray ka bërë të ditur, se ushtarëve francezë do t’ju lejohet të ‘hapin zjarr’ nëse iu rrezikohet jeta prej Jelek Verdhëve, derisa i ndihmojnë policët për të mbajtur rendin gjatë protestave të fundjavës që do të zhvillohen në Paris të Francës.

Njoftimi i gjeneralit, tregon krizën në rritje me të cilën po përballet presidenti Emmanuel Macron, ndërsa lëvizja shoqërore është gjithnjë në rritje, transmeton Telegrafi.


Tashmë është konfirmuar, se Armata Franceze do të ndihmojë policinë me 5,000 trupa, gjatë protestës së 19-të që do të zhvillohet këtë fundjavë në kryeqytetin francez.

“Nëse jeta e tyre, apo e njerëzve që po i mbrojnë është në rrezik, atëherë iu lejohet të hapin zjarr” ka thënë Gjenerali Leray në një emision në radio.

Gjatë protestës së zhvilluar gjatë javës së kaluar, ka pasur sulme të shumta mbi banka, dyqane dhe restorante të shtrenjta.

Megjithëse mbi protestues u hodhën vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës, ndërsa 250 prej tyre u arrestuan, policia e ka pasur të pamundur të ndalonte eskalimin e protestës.

Andaj, do të angazhohet edhe ushtria, përfshirë edhe pjesëtarë të trajnuar për intervenime kundër terrorizmit dhe aksione tjera të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori