Ukrainasit çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se janë një “arrë” e fortë për ushtrinë ruse të Vladimir Putinit.

Ata përpos që tani e katër vite po zmbrapsin sulmet ruse dhe po arrijnë me sukses të mbrojnë territorin e tyre, në fushëbetejë po tregohen çdo herë e më kreativ, transmeton Telegrafi.


Një video amatore tregon ushtarët ukrainas nga Batalioni i 7-të, se si kanë arritur ta modifikojnë një sistem raketor duke e vendosur në një limuzinë luksoze të prodhuesit gjerman BMW.

Ata në pjesën e pasmë të një BMW Serie 7 kanë montuar një raketahedhës, me të cilin po gjuajnë në drejtim të pozicioneve ruse.

Përveç që është dëshmuar si një armë praktike, ajo tashmë bartet më lehtë për faktin se është vendosur në një veturë që është tejet e shpejtë dhe e manovrueshme. /Telegrafi/