LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë “hidhen në erë” nga minat që i vendosën vetë – pas një thirrjeje shaka nga ukrainasit

Ushtarët rusë “hidhen në erë” nga minat që i vendosën vetë – pas një thirrjeje shaka nga ukrainasit

Një grup trupash ruse janë “hedhur në erë” nga minat e tyre pasi iu përgjigjën një thirrjeje shaka nga ukrainasit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtarët në patrullë në Mariupol morën raporte se luftëtarët e Azov po fshiheshin në një shtëpi në periferi të qytetit, tha zyra e kryetarit të bashkisë Mariupol në Telegram.


Trupat vrapuan shpejt drejt shtëpisë me shpresën për të gjetur luftëtarët paraushtarakë, shokët e të cilëve mbrojtën qytetin dhe fabrikat e tij të çelikut më herët gjatë luftës, derisa përfundimisht u kapën nga forcat e Vladimir Putinit.

Por kur rusët arritën në pronë, nuk gjetën ushtarë armik dhe thuhet se thirrja ishte bërë nga pro-ukrainas.

Kështu, ata (rusët) u hodhën në erë nga minat që ushtarët e tyre kishin vendosur, të cilat ishin harruar, por ishin pikasur nga ukrainasit, të cilët i përdorën në avantazhin e tyre.

Sipas zyrës së kryebashkiakut, një ushtar u vra dhe një tjetër humbi këmbën dhe mbetet në një spital të Donetsk pas sulmit të së hënës herët në mëngjes.

Ky veprim shënon një fitore të rrallë për Ukrainën në Mariupol, e cila është marrë nga rusët dhe i është nënshtruar bombardimeve shkatërruese gjatë gjithë luftës, me banorët e saj të detyruar të fshihen nën tokë pa ushqim, ujë apo energji elektrike për muaj të tërë.

Ndryshe, në një thirrje të tij së fundmi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar trupave ruse të largohen për të shpëtuar jetën e tyre ndërsa forcat e tij filluan ofensivën e tyre, megjithëse Rusia tha se sulmi kishte dështuar.

Në fjalimin e tij të natës vonë të hënën, ai u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse ‘deri në kufi’.

“Nëse duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori