LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat (Video)

Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat (Video)

Pjesëtaret e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) nuk po i gëzohen edhe aq shumë rritjes së pagës për 10%. Kushtet e vështira në punë po i bëjnë ata që të heqin dorë nga misioni i mbrojtjes së vendit. Sipas Sindikatës për mbrojtje dhe siguri, vetëm vitin e kaluar rreth 100 ushtarë janë larguar nga ARM-ja.

Kryetari i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri, Risto Ajov, thotë se një arsye tjetër është edhe oferta e kompanive të huaja të sigurisë, të cilat paguajnë nga 6 mijë deri në 8 mijë dollarë. Ai thotë se ushtarët e kualifikuar po braktisin armatën, ndërsa të rinjtë duhet të trajnohen 3 vjet për të arritur nivelin e tyre. Këto fakte, sipas tij, Ministrinë e Mbrojtjes e rendisin si më të padëshirueshme për punësim.


“Pjesëtarët e ARM-së, duke marrë pjesë në misionet paqësore në Afganistan dhe Irak, kanë treguar aftësi në detyrat luftarake, të cilëve mund t’ju besohet. Andaj, ata janë një target-grup i rëndësishëm për të gjithë ato kompani për siguri që punojnë privat në ato hapësira të krizës. Ushtarët lehtë vendosin ta ndërrojnë punën e sigurtë në ARM, me të ashtuquajturën punë më pak të sigurtë për kompanitë private nën flamurin amerikan ose britanik”, u shpreh për TV21, Risto Ajtov.

Përveç zëvendësimit të të pensionuarve dhe atyre që janë larguar, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, paralajmëron që këtë vit do të pranojnë edhe ushtarë të rinj profesionistë. Ndonëse ajo zotohet për sigurimin e uniformave të reja të ushtarëve, sindikalistët thonë se ende ka ushtarë me uniforma të leckosura dhe çizme të grisura. Shekerinska e pranon se rritja e pagës nuk është e mjaftueshme, por thotë se ministria do të vazhdojë në përmirësimin e kushteve të tyre.

Sipas projektit për transparencë, Ministria e mbrojtjes ka publikuar pagat e funksionarëve nga kryesia dhe gjeneralëve të ARM-së, të cilat janë mbi 1.000 euro. Ministrja Shekerinska ka pagën mujore prej 1.280 euro, zëvendësministri Bekim Maksuti merr pagë prej 1.055 euro, kurse 40 euro më pak se ministrja merr shef i Shtabit Gjeneral, Metodija Veliçkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori