LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak në ditën ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut (Video)

Ushtarët dhe Policët dhurojnë gjak në ditën ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut (Video)

Me moton “Jep dhuratën më të çmueshme, dhuro gjak”, përfaqësues të FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhuruan gjak në ditën ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Aty u kërkua që të dhurojnë gjak të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të plotë.


Për drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, dhurimi i gjakut nga përfaqësues të FSK-së dhe Policisë së Kosovës i shton madhështinë këtij aktiviteti human dhe jetik për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut.

Ajo tha se kjo ditë ka një rëndësi shumë të madhe, në veçanti për pacientët që kanë nevojë për doza të gjakut

“Dhurimi i gjakut duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që të krijohet një rezervë për të pasur mundësi për mbulimin e kërkesave të cilat janë të bollshme, në kohën e sotme, duke marrë parasysh numrin e intervenimeve kirurgjikale të komplikuara të cilat kërkojnë edhe numër të konsiderueshëm të dozave të gjakut. Dhurimi i gjakut nuk dëmton personin që dhuron, kështu që ftoj të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë, që të vijnë dhe t’i bashkëngjiten këtij organizimi mjaft të rëndësishëm , i cili është jetik për një numër të caktuar të pacientëve”, tha ajo.

E drejtoresha e shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së, bëhen së bashku për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës për dhurim të gjakut.

“Sot, numri i dhuruesve vullnetar të gjakut të Njësisë Speciale është më shumë se 50, dhe kemi kadetët policorë, për çka i falënderojmë”, tha Kajtazi.

Kolonel Sefer Isufi theksoi se pjesëtarët e FSK-së kanë përkushtim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë, e që është mbrojtja e qytetarëve të vendit.

“FSK merr pjesë sot me 60 pjesëtarë. Ka pasur interesim edhe më të madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet, por një pjesë  janë të angazhuar edhe në aktivitete tjera”, tha Isufi.

Komandant i Njësisë Speciale Operative Amir Gërguri u shpreh se njësia speciale në vazhdimësi dhuron gjak, teksa theksoi se kësaj radhe krah për krah edhe me ushtrinë e Kosovës, ndjehen edhe më mirë në këtë aksion humanitar.

“Kam një porosi për të gjithë qytetarët që kanë shëndet të mirë, të japin gjak për ata që kanë nevojë, sepse nesër mund të jenë edhe ata vet që iu duhet gjaku”, u shpreh ai.

Ndryshe, java e dhurimit të gjakut ka filluar më 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, ku qytetarët do të mund të dhurojnë gjak në transfuzion të gjakut apo në shesh ku edhe janë të vendosura tendat për dhurim të gjakut. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori