LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët danezë të rrezikuar nga agjentet e bukura ruse

Ushtarët danezë të rrezikuar nga agjentet e bukura ruse

Shërbimi i Sigurisë dhe Zbulimit i Danimarkës ua ka tërhequr vërejtjen ushtarëve të saj të cilët janë pjesë e operacionit të NATO-së në vendet baltike që të jenë të kujdesshëm kur të vizitojnë baret e natës në kryeqytetin estonez Tallinn dhe në Tartu për shkak të rrezikut nga “zoçkat e ëmbla” – provokimeve nga femrat agjente ruse dhe pro-ruse.

“Sipas vlerësimeve të Shërbimit për Siguri dhe Zbulim të Danimarkës, do të jetë e lartë shkalla e rrezikut nga aksione agresive dhe kërcënimeve ndaj forcave të armatosura daneze”, shkruan ‘Sputnik’, duke iu referuar mediave daneze.


Në raport, potencohet se Rusia mund të shfrytëzojë metodën e “kurtheve të ëmbla”, duke angazhuar femrat me qëllim të shantazhimit dhe diskreditimit të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Sipas autorit të dokumentit, ushtarët danezë rreziku i pret në varet e kryeqytetit estonez Tallinn dhe në qytetin Tartu, të cilat ata i frekuentojnë gjatë kohës së lirë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Klaus Hjort Frederikscon, në ceremoninë e fillimit të shërbimit të batalionit ndërkombëtar të NATO-së në Estoni, ka deklaruar se frika dhe shqetësimi i Shërbimit për Siguri dhe Zbulim janë të bazuara.

“Ushtarët ballafaqohen me provokime dhe përpjekje për diskreditim të pranisë së tyre. Ministria e Mbrojtjes është duke punuar në gjetjen e përgjigjes ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori