LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjen e kokës: Falë përbërjes së tyre mund t’ju ndihmojnë shumë!

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjen e kokës: Falë përbërjes së tyre mund t’ju ndihmojnë shumë!

Pavarësisht nëse është e lehtë apo e fortë, dhimbjet e kokës janë gjithmonë të këqija

Ka shumë shkaqe që mund t’i shkaktojnë dhimbjet, ndaj dhe llojet e tyre janë të ndryshme. Ato lidhen me mbingarkesën emocionale ose fizike, problemet brenda strukturës së kokës, ndaj profesionistët thonë që dhimbjet mund të jenë ose akute (të momentit) ose kronike që do të thotë se ndodhin mbi 15 herë në muaj.


Por, përveç trajtimeve dhe ilaçeve, ushqimet kanë ndikim në lehtësimin e dhimbjes së kokës.

Identifikimi i ushqimeve që lehtësojnë dhimbjet e kokës është më pak i thjeshtë sepse falë përbërësve të veçantë që këto ushqime kanë, mund të luajnë rol në menaxhimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Ja tetë prej tyre:

1. Bananet

Nëse keni dhimbje koke për shkak të urisë, e dini që duhet të hani diçka! Provoni bananet, të cilat janë të mbushura me fibra që “shkatërrojnë” urinë. Fibrat rregullojnë sistemin tretës, duke kontribuar në shëndetin e zorrëve dhe duke reduktuar njëherësh rrezikun për disa çrregullimeve të sistemit nervor qendror.

2. Çaji i mentës

Çaji i mentës jo vetëm që ju hidraton, por ka një aromë fantastike që ndikon direkt në lehtësimin e simptomave të dhimbjes së kokës, shkruan Real Simple.

3. Ushqime dhe pije me kafeinë

Kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa njerëz, por mund t’i lehtësojë tek disa të tjerë. Ndaj, nëse e keni pjesë të ritualit të përditshëm një pije apo ushqim me kafeinë, konsumojeni.

4. Shalqiri

Rreth 90% e këtij fruti përbëhet nga uji, kështu që ngrënia e tij mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit tuaj dhe lehtësimin e dehidratimit, njëherësh edhe dhimbjeve të kokës.

Dhimbja e kokës gjatë dietës nuk është për shkakun se jeni të uritur
Lexo po ashtu Dhimbja e kokës gjatë dietës nuk është për shkakun se jeni të uritur

5. Fasulet

Fasulet janë të pasura me magnez, një mineral i dobishëm për parandalimin e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

6. Drithërat

Drithërat integrale si kuinoa, orizi ose tërshëra janë një burim i madh fibrash, të cilat ngadalësojnë tretjen dhe thithjen e karbohidrateve, duke ndihmuar në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe ruajtjen e një shëndeti të mirë, përfshirë edhe imunitetin nga dhimbjet e kokës.

Çaji i valerianës ul stresin dhe largon dhimbjet e kokës
Lexo po ashtu Çaji i valerianës ul stresin dhe largon dhimbjet e kokës

7. Perimet e gjelbra

Zarzavatet me gjethe si spinaqi, lakra jeshile mund të ndikojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Ato janë burime të shkëlqyera të magnezit, i cili ndikon në parandalimin dhe lehtësimin e migrenës, citon Anabel.

8. Produktet e fermentuara

Ashtu si kafeina, ushqimet e fermentuara si kosi mund të jenë shkaktarë të zakonshëm të dhimbjes së kokës për disa njerëz, e për të tjerët mund të jenë një element i vlefshëm i menaxhimit të dhimbjes së kokës. E gjitha kjo falë përmbajtjes së lartë të probiotikëve ose baktereve të mira, të cilat ndikojnë në lidhjen e zorrës me trurin dhe ruajnë një shëndet të mirë të këtij sistemi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori