LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja e kokës gjatë dietës nuk është për shkakun se jeni të uritur

Dhimbja e kokës gjatë dietës nuk është për shkakun se jeni të uritur

Ekspertët kanë shpjeguar se çfarë jeni duke bërë gabim, zgjidhja është shumë e thjeshtë!

Nëse jeni në dietë, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm për mënyrën se si e bëni, sepse ndodh shpesh që të shfaqen disa pasoja negative të cilat jo vetëm që rrezikojnë cilësinë e jetës, por edhe në afat të gjatë dëmtojnë shëndetin…


Dhembjet e kokës gjatë dietës shfaqen nga shkaqe të ndryshme, mirëpo nëse dini cilat janë ato shkaqe, mund të bëni ndonjë ndryshim në ushqim që do t’ju ndihmojë të pushojnë dhembjet, transmeton Telegrafi.

Këta janë shkaktarët përse shfaqen dhembjet e kokës…

Mungesa e glukozës

Kjo substancë është e domosdoshme për funksionim normal të trurit, por edhe kur në organizëm fusim më pak sasi të karbohidrateve, atëherë e privojnë nga doza e zakonshme e glukozës. Për shkak të mungesës së kësaj substance, shfaqen lodhja, marramendja dhe dhembjet që nuk pushojnë gjatë gjithë ditës. Në qoftë se nuk është shfaqur pas pesë apo gjashtë orësh, mos u shqetësoni – pini një filxhan çaj të ngrohtë të ëmbël. Ky çaj nuk do të pengojë humbjen e peshës, por do të ndihmojë që të liroheni nga dhembja e kokës.

Ngarkesa e tepërt e hipotalamusit

Pikërisht kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për urinë dhe ngopjen, prandaj, kur dieta është tepër e rreptë, ai dërgon sinjal që i mungojnë materiet ushqyese. Dhembja e kokës në pjesën e ballit që shfaqet gjatë dietës tregon që keni ulur tepër sasinë e ushqimit. Filloni të hani në çdo një ose dy orë në mënyrë që të mos e ngarkoni tepër hipotalamusin.

Shumë toksina

Gjatë djegies së yndyrës, ketonet lëshohen në gjak, të cilat trupi i percepton si toksina dhe i dërgon një sinjal trurit për helmimin. Për të hequr qafe toksinat më shpejt, pini më shumë ujë – rrisni sasinë standarde me 5 dl shtesë. Në këtë mënyrë do të shmangni dhimbjen e kokës.

Dehidratimi

Ky është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që shfaqen gjatë dietës. Trupi merr më pak ujë nga ushqimi dhe sinjalizon mungesën e lëngjeve. Mos harroni të pini një gotë ujë çdo orë dhe nëse ndiheni të lodhur dhe koka fillon t’ju dhemb, pini ujë të ngrohtë ose çaj bimor në gllënjka të vogla.

Shumë aktivitet fizik

Shumica reduktojnë marrjen e ushqimit dhe në të njëjtën kohë rrisin stërvitjen e tyre ose thjesht fillojnë të ushtrojnë, pa menduar nëse trupi i tyre është mësuar me ngarkesa të tilla. Trupi thjesht nuk ka energji të mjaftueshme për të duruar stërvitjen deri në fund, ndaj fillon të “revoltohet”. Çfarë duhet bërë? Mos harroni të hani normalisht para stërvitjes, zgjidhni vakte proteinike që marrin shumë kohë për t’u tretur dhe shërbejnë për të ushqyer muskujt.

Shmangia e kafeinës

Ata thonë se kafeja e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke, por i njëjti rezultat ndodh kur e hiqni papritur kafeinën. Heqja e kafeinës duhet të jetë gradual, duhet të zvogëloni ngadalë sasinë e kafesë që pini dhe jo ta ndërprisni papritmas. Nutricionistët thonë se është shumë mirë ta pini pa sheqer dhe ëmbëltues dhe të shtoni shumë pak qumësht.

Mos harroni se dieta duhet të jetë e moderuar dhe të gjitha kufizimet duhet të futen gradualisht. Atëherë trupi do të ketë kohë të mësohet me regjimet e reja dhe nuk do të reagojë ndaj tyre me dhimbje koke. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori